TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka pranuar që të marrë mandatin në Qarkun e Durrësit, duke lënë atë të Vlorës, që i kishte fituar në zgjedhjet e 25 prillit.
Me këtë vendim, Rama e la bosh vendin e tij në Vlorë për vajzën çame Teuta Ramaj, e cila renditej e 9 në listën shumemërore të kandidatëve të PS për qarkun jugor, ndërsa në Durrës pas tij ishte kandidatja Ana Dhamo.
Kujtojmë se gjatë fushatës elektorale kryeministri kishte paralajmëruar se po të fitonte në të dyja qarqet, do të zgjidhte mandatin në Durrës.
Sipas tij, kjo për faktin se Durrësi është zgjedhur nga qeveria edhe si kryeqendra për zbatimin e disa projekteve madhore, siç është edhe ndërtimi i portit të ri, që është premtuar se do të jetë më i madhi në Mesdhe.