AKTUALITET, 21 Qershor 2021, 17:05

Koronavirusi në Shqipëri, një humbje jete dhe një rast i ri në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, një humbje jete dhe një rast i ri

Një rast i ri dhe një humbje jete në 24 orët e fundit nga koronavirusi. Ky ka qenë bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë.

NJOFTIMI I MSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 1542 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitivë 1 qytetar nga Shkodra.

Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 83 vjeç nga Tepelena. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 1

Të shëruar në 24 orë 11

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1542

Testime totale 777, 492

Raste pozitive 132,491

Raste të shëruara 129,929

Raste Aktive 107

Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 36

Tiranë 31

Durrës 11

Berat 8

Lezhë 7

Elbasan 6

Dibër 3

Kukës 2

Gjirokastër 1

Korçë 1

Fier 1