AKTUALITET, 27 Mars 2021, 13:10

Zgjedhjet e 25 prillit, Meta: Ka përpjekje për të frikësuar njerëzit, ne jemi popull shqiponjash jo sorrash

Zgjedhjet e 25 prillit, Meta: Ka përpjekje për të frikësuar


Presidenti i vendit Ilir Meta gjatë një konference ditën e sotme nga qyteti i Durrësi ka prezantuar Platformën e Presidencës ku njerëzit mund të denoncojnë me fakt paligjshmëritë në procesin e votimit.

Sipas Metës këto 8 vite nën qeverisjen e Ramës, Shqipëria ka mbetur peng në procesin e negociatave. Ai ka marrë si shembull vitin 2006 ku sipas tij Shqipëria ka qenë shumë më para Malit të Zi dhe Serbisë në këtë proces.

“Peng i negociatave. Me 25 prill ky proces do të shkonte pa fund. Në 2006 Shqipëria ka qenë përpara Malit të Zi. E drejta themelore për të zgjedhur janë bazat e funksionimit të shtetit tonë. Presidenti do ndërmarr trajtim  e nevojshëm për çdo denoncim për hyrjet të paligjshëm në procesin zgjedhor. Do i japim fund krizës së ilegjitimitetit. Vetëm në këtë mënyrë do zhbllokojmë çeljen e negociatave dhe do qeverisim. Të ketë frikë qeveria nga populli. Presidenti i hapur dhe i vendosur që të bashkëpunoj me insitucionet dhe me subjekte politike.” tha Meta.

“Nuk jam naiv që në këtë krizë skizofrenike ne të realizojmë zgjedhje te standardeve daneze. Po vullneti i sovranit do shprehet në mënyrë bindëse dhe spektakolare. Qytetarët e kanë kuptuar se zgjidhja do të vijë përmes tyre.”

Sipas Metës ka një përpjekje të madhe për të frikësuar njerëzit për votimet më 25 prillin.

“Ka një përpjekje të madhe për frikësimin e qytetarëve de ju në Durrës jeni dëshmitarë të ngjarjeve të papëlqyeshme. Apo standardet e fundit të Shijakut. E pyetën Geringun se si e bindën popullin gjerman për të mbështetur nazizmin tha se kishin studiuar natyrën njerëzore. Duke studiuar atë, bëje një popull të ketë frikë dhe mund të bësh ç’të duash. Ne jemi popull shqiponjash jo sorrash. Unë e ngre zërin që të paralajmëroj. Kjo nuk është e Ilir Metës po e ç’do shqiptari. Ajo që kërkon është pluralizimi politik dhe vota e lirë. Ka dhënë jetën heronjtë e Shkodrës. Pjetër Arbnori  e sa e sa të tjerë. Këto 30 vite kemi pasur një rrugë me ulje ngritje ka ndaluar ora e Shqipërisë, por nga 25 prilli do të eci përpara. Këtë e garanton barazia e votës. Ky është një fillim.” tha Meta