AKTUALITET, 27 Mars 2021, 11:38

FOTOLAJM/ “Kryeministër mirë se erdhe”, banderola mbi pallat surprizon Lulzim Bashën në Laprakë

FOTOLAJM/ “Kryeministër mirë se erdhe”, banderola mbi


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u surprizua sot në Laprakë nga mbështetësit demokratë.

Para syve të tij, mbi një pallat 5-katësh u shpalos një banderolë, me mbishkrimin:  “Shqipëria fiton. 25 prill 2021. Lulzim Basha kryeministër mirë se erdhe”.

Kryedemokrati e konsideroi surprizën si të mrekuellueshme, ndërsa tha se 25 prilli do të jetë ditë e bashkimit.

“Surpriza juaj e mrekullueshme, faleminderit. 25 prillit të jetë një ditë e bashkimit dhe e fitores për të gjithë shqiptarët.  Natyrisht më takon mua dhe PD-së ta drejtojmë ndryshimin që mezi prisni të gjithë”, tha Basha.