TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është arrestuar nga policia Agustin Gjini, ish-zyrtar i Komunës së Shëngjinit.
Mësohet se Gjini është akuzuar për korrupsion. Ai mbante detyrën shef i sigurimit në portin e Shëngjinit.
Ai është arrestuar pas 6 muajve hetim. Dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në ish-komunën Shëngjin, të ketë falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar një sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.
Mësohet se arrestimi i tij ka ndodhur pasditen e djeshme nga Krimi Ekonomik./Abcnews/