AKTUALITET, 15 Tetor 2020, 16:41

COVID-19 ‘pushton’ shkollën 9-vjeçare në Tiranë/ Karantinohen 29 mësues, shfaqën simptoma

COVID-19 ‘pushton’ shkollën 9-vjeçare në

Ditën e sotme, në shkollën 9-vjecare ‘Emin Duraku’ janë futur në karantinë 29 mësues pasi kanë shfaqur shenja të sëmundjes.

Sipas informacioneve të Fax News, ende nuk dihet nëse janë infektuar me Covid, pasi sot u është marrë tamponi.

Deri tani kanë rezultuar pozitive pesë mësues dhe tre punonjës. Në fillim të muajit, më 5 tetor doli pozitive një sanitare dhe mësuese e anglishtes.

Aktualisht mësimi vazhdon normalisht pasi mësuesit janë zëvendësuar nga 29 kolegë të tjerë.