AKTUALITET, 15 Tetor 2020, 13:58

Infektohen me koronavirus tre punonjës, mbyllet Hipoteka e Korçës

Infektohen me koronavirus tre punonjës, mbyllet Hipoteka e


Hipoteka e Korçës është mbyllur pasi tre punonjës kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.

Abc News raporton se tre punonjësit që kanë rezultuar pozitivë janë karantinuar. Në vijim do të kryejnë tamponin edhe punonjësit e tjerë për të parë nëse janë mbartës apo jo të virusit.

Situata e pandemisë vijon të jetë shqetësuese në vend. Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë raportoi 203 raste të reja dhe pesë humbje jete.

Ndërsa nga dita e sotme maska do të jetë e detyruar edhe në ambientet e hapura.