AKTUALITET, 27 Mars 2019, 16:12

Zgjaten hetimet për Adriatik Llallën, akuzohet për pastrim parash

Zgjaten hetimet për Adriatik Llallën, akuzohet për pastrim parash

Prokuroria për Krimet e Rënda ka zgjatur me tre muaj afatin e hetimit ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Hetimi ndaj Llallës ka nisur në mars 2018 për akuzat e “fshehjes së pasurisë”, “mosdeklarim i të hollave në kufi”, “pastrim parash” dhe “shpërdorim të detyrës”.

Ish-kryeprokurori ka bërë ankim në Gjykatën e Shkallës se Pare te Krimeve të Rënda kundër zgjatjes së afatit, kërkesë që pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Bib Ndreca.

Eshtë hera e parë në historinë e Shqipërisë që një ish Prokuror i Përgjithshëm vihet nën hetim për akuzën e rëndë të pastrimit të parave, një akuzë pothuajse e paralajmëruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit kur e motivoi futjen e familjes Llalla në listën e saj të zezë me përfshirjen në raste të mëdha korrupsioni të ish kryeprokurorit, gjatë kohës që ka qenë në këtë detyrë.