TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Valbona Sako ka marrë është betuar para Këshillit Bashkiak Durrës, duke marrë kështu mandatin e parë të saj. Të pranishëm në cermoni ishin zyrtarë të lartë të PS, dhe ish-kryetari Vangjush Dako. Pas tre mandatave Dako, u detyrua sot që të lë zyrën dhe të largohet i ngrysur nga bashkia.
I shpallur ‘non grata’ nga SHBA, ish-kreu i Bashkisë Durrës nuk e fshehu dot mërzitjen e tij për këtë fakt, duke qëndruar gjatë gjithë kohës me kokën ulur.
Ndërkohë nga ana tjetër Valbona Sako, ka treguar lumturinë e saj dhe ka shpërndarë në rrjetet sociale një falenderim për qytetarët.
“Faleminderit nga zemra qytetarëve të Durrësit për besimin dhe mbështetjen tuaj. Nga sot, kjo është zyra juaj, e gjithë qytetarëve durrsakë, për të vijuar së bashku punën për zhvillimin e mëtejshëm të bashkisë sonë. Emocioni nuk është vetëm për mua, por për gjithë skuadrën që do të drejtojë bashkinë e dytë më të madhe në vend. Jemi të nderuar për këtë besim që na kemi dhënë, që na i shton përgjegjësinë për punët e mira që meriton qyteti ynë!”, shkruan Sako.
Ndërkohë dhe në disa bashki të tjera janë bërë betimet e kryetarëve të rinj. Sot janë betuar para këshillave kryetarët në Përrenjas, Mat, Kukës etj.