TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se sulmet ukrainase me rreze të gjatë gjatë natës patën një “ndikim shumë të rëndësishëm” në rajonin e Moskës, duke pretenduar se u goditën objekte të rëndësishme të industrisë ruse të naftës dhe logjistikës.
Deklarata e tij vjen pas një sulmi masiv me dronë ndaj kryeqytetit rus, të cilin kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, e përshkroi si sulmin më të madh të këtij lloji deri tani.
Autoritetet ruse thanë se nga sulmi në rajonin e Moskës dy persona u vranë dhe 20 të tjerë kërkuan ndihmë mjekësore, transmeton Telegrafi.
“Përgjigjet tona me rreze të gjatë patën një ndikim shumë të rëndësishëm në rajonin e Moskës mbrëmë”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale.
Sipas tij, u goditën një nga objektet kryesore të industrisë ruse të naftës dhe një objekt logjistik.
“Këto janë miliarda dollarë që mbajnë në këmbë makinerinë e luftës”, deklaroi presidenti ukrainas.
Zelensky tha gjithashtu se janë vendosur sanksione ndaj një objekti në rajonin e Voronezhit.
Presidenti ukrainas e lidhi situatën me përpjekjet për uljen e tensioneve, duke i bërë thirrje Moskës të përfundojë luftën.
“Moska duhet t’i japë fund luftës së saj brutale dhe të zgjedhë paqen, në vend që të ndërtojë shtresa të njëpasnjëshme të mbrojtjes ajrore në kurriz të rajoneve të tjera”, tha Zelensky.
Ai shtoi se në tryezë janë edhe hapa drejt de-përshkallëzimit, veçanërisht në fushën e sigurisë energjetike dhe ushqimore.
“Ajo që nevojitet është vullneti politik”, përfundoi ai.
Our long-range responses had a very significant impact in the Moscow region last night. One of Russia’s key oil industry facilities and the aggressor’s logistics facility were hit. These are billions of dollars that sustain the war machine. The systems used included FP-1, RZ-100, MICH-2000, Palianytsia, Vendetta, Liutyi, Bars, Flamingo, Sichen, and Pelican. I thank our warriors for their accuracy: the Security Service of Ukraine together with the Unmanned Systems Forces, the Special Operations Forces, the Defense Intelligence of Ukraine, and the Foreign Intelligence Service. Sanctions were also imposed on a facility in the Voronezh region. Moscow must end its brutal war and choose peace instead of building layered rings of air defense at the expense of other regions. Steps toward de-escalation are on the table – in energy and food security. What is needed is political will. I thank everyone who is strengthening Ukraine’s long-range capabilities. I am grateful to everyone who complements our long-range responses with responses through sanctions. Glory to Ukraine!
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 20, 2026