TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia holandeze shpërndau të shtunën qindra protestues në Hagë, pasi një protestë kundër politikave të emigracionit dhe azilit u përshkallëzua në dhunë.
Policia arrestoi disa persona pasi disa prej protestuesve nisën të hidhnin fishekzjarre dhe sende të tjera në drejtim të forcave të rendit.
Ministri holandez i Drejtësisë, David van Weel, kërkoi një reagim të vendosur ndaj protestës, të cilën e përshkroi si skena të neveritshme.
Në një reagim në rrjetin social X, van Weel tha se disa demonstrues kishin bërë përshëndetje naziste, kishin brohoritur slogane antisemitike, kishin sulmuar policinë dhe kishin hedhur fishekzjarre në drejtim të efektivëve të policisë së trazirave.
