AKTUALITET, 20 Shkurt 2020, 23:58

Zëdhënësi i Metës ironizon analistët: Nuk mund t'i ndalojmë qentë të lehin. Edhe kafshët kanë të drejta!

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, ka publikuar një status mjaft ironizues, ndaj disa analistëve, që komentuan veprimet e Presidentit në studio të ndryshme televizive.

"Nuk mund t'i ndalojmë qentë të lehin! Edhe kafshët kanë të drejtat e tyre! Sidomos qentë e rrugës dhe të UDB-së në këto kohë të fantazmave me shkëmbime territoresh!", shkruan Blushi për analistët, megjithëse duket se statusi i drejtohet më tepër analistit Baton Haxhiu, duke qenë se ka disa referenca për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

Në emisionin "Opinion", Baton Haxhiu deklaroi se Ilir Meta po i bën shantazh opozitës dhe se mund të kemi një koalicion Rama-Basha.

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2020/02/20/baton-haxhiu-meta-shantazhon-opoziten-mund-te-kete-koalicion-rama-basha-bejtja-mos-bej-llaka-llaka-kot-o-burre/