TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori Laert Vasili, i cili shërben gjithashtu si analist politik në emisionin e Artur Zhejit në Ora News, ka shpërthyer mbrëmjen e sotme, duke bërë një deklaratë të madhe. Ai ka thënë se Brukseli, pra Bashkimi Europian, është i dashuruar me Edi Ramën dhe se i ka dhënë Edi Ramës mandatin e tretë, duke iu referuar granteve dhe borxheve të shumta që mori Rama në emër të Shqipërisë, për rindërtimin pas tërmetit.
"Brukseli është i dashuruar me Ramën. Për mendimin tim është një fitore personale, pasi ai njeri bëri gjithë turin për të mbledhur ato 97 vende. Nëse kjo nuk është një fitore personale... Për mendimin tim Brukseli i ka dhënë mandatin e tretë. Votëbesimin ia ka dhënë Brukseli", u shpreh aktori analist.
/TPZ.al/