TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Baton Haxhiu, ka qenë në një lidhje direkte me emisionin "Opinion" mbërmjen e sotme. Çuditërisht, që prej fitores së Albin Kurtit në Kosovë, Haxhiu ka filluar të realizojë lidhje të shumta në Skype me emisionet politike në Tiranë, duke mos u paraqitur fizikisht në studio.
Gjatë fjalës së tij, Baton Haxhiu deklaroi se Iliri Meta është duke i bërë shantazh opozitës dhe se mund të kemi një koalicion të madh Rama-Basha pas zgjedhjeve të ardhshme.
Kësaj analize të Batonit, i'u përgjigj Andi Bejtja shumë shkurt duke thënë: "Mos bëj llaka llaka kot".
Pjesë nga biseda:
Baton Haxhiu: Kjo më ngjan me situatën e vitit 2004, para se të formohej LSI, kur Meta iku nga PS. Ky pozicionim është moralisht problematik por politikisht legjitim.
Zoti Meta i bën një lloj shantazhi opozitës, e cila i është larguar dhe orientimin e tij politik e ka ndoshta drejt një marrëveshje për zgjedhje në Shqipëri. Marrëveshje për zgjedhje ose ndoshta një koalicion të madh. Opozita dhe zoti Rama kanë një dëshirë që të largohen nga partitë e vogla.
Blendi Fevziu: Ke informacion për këtë?
Baton Haxhiu: Këtë e kam analizë.
Andi Bejtja: Mos bëj llaka llaka kot o burrë...
Baton Haxhiu: Ai që po flet llaka, llaka, të shkojë në shtëpi të vet, mos ta përdor studion në mënyrë të pamoralshme.
/TPZ.al/