TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është kthyer në traditë tashmë. Sa herë ka grumbullim njerëzish, pavarësisht eventit, dhe për më tepër kur është i pranishëm edhe kryeministri, nuk mungojnë thirrjet "Rama ik".
Pas shesheve, rrugëve dhe stadiumeve, sot i erdhi rradha studentëve të Mjekësisë, të cilët gjatë ceremonisë së diplomimit, janë përplasur me shefin e mazhorancës.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është hasur me një situatë jo të këndshme kur një i ri i ka ngritur zërin.
Si fillimin kryeministri e ka marrë me sportivitet këtë situatë, pasi me batutë ia ka kthyer studentëve që ai ishte individi i parë ku ata mund të ushtronin profesionin.
“Diplomën e duan si bileta për arratisje….”, u dëgjua një zë nga salla, ndërsa apeli i tij u shoqërua me thirrjet në kor "Rama ik" dhe duartrokitje, që e nervozuan dhe sikletosën jo pak kryeministrin.
“Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni të ushtroni profesionin. Merreni, jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër do të jetë më mirë”, tha ai pasi dëgjoi studentin.
Menjëherë pas debatit në distancë mes studentit dhe Ramës, forcat e sigurisë së Kryeministrit kanë bërë menjëherë shoqërimin jashtë Pallatit të Kongreseve, studentin që guxoi të ndërhynte gjatë fjalës së Edi Ramës.
Momenti kur studenti nxirret jashtë nga truprojat e Ramës:
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/189882642355931/