TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
50-vjeçari Gëzim Bici, i cili mbeti i plagosur në një atentat në Shkodër pasditen e së martës, është qëlluar dy herë me pistoletë nga një person tashmë i identifikuar nga policia si B.I.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Zus pranë një guroreje e cila është bërë edhe shkaku i sherrit, rreth 200 metra larg Urës së Bunës.
Dy personat kanë debatuar me njeri tjetrin, dhe në momentin kur i plagosuri po largohej, autori ka qëlluar tre herë në drejtim të tij duke i shkaktuar plagë të rënda.
Burime për ABC News thonë se Gëzim Bici është pjesë e një grupi që jep para me fajde në Shkodër. Të njëjtat burime thonë se ai administronte një sërë pronash të Edmir Koçisë, i njohur si “i forti” i Shkodrës, i cili mbeti i vrarë në pragun e shtëpisë më 28 nëntor të vitit 2012. Ai ishte person me precedent kriminal për disa vrasje në qytetin e Shkodrës. Burimet e ABC bëjnë me dije gjithashtu se 50-vjeçari Bici për disa vite ka qenë në Gjermani. Policia po heton të shkuarën e tij në këtë shtet.