AKTUALITET, 28 Prill 2020, 21:29

Ja kush është polici i plagosur në burgun e Peqinit

Ja kush është polici i plagosur në burgun e Peqinit

Është zbuluar identiteti i policit të burgut të Peqinit, i cili u plagos në mbrëmje me armë zjarri. Ai është Idajet Paja, 41 vjeç.

Punonjësi i burgjeve dyshohet se, është plagosur nga një e shtënë e cila është qitur nga jashtë rrethimit të burgut.

Paja mësohet se është instruktor i qenve.

Ndërkohë, forca të shumta policie kanë rrethuar burgun e Peqinit dhe po kryejnë kontrolle të shumta, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Burimet njoftojnë se, dyshohet të ketë qenë një atentat i mirorganizuar dhe se 41-vjeçari mund të jetë qëlluar gabimisht.

Zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Policisë së Shtetit janë nisur drejt Peqinit.