TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Plagosje me armë zjarri në afërsi të burgut të Peqinit. Dyshohet se i plagosur ka mbetur një polic i këtij burgu. Ai është Idajet Paja, 41 vjeç.
Punonjësi i burgjeve dyshohet se, është plagosur nga një e shtënë e cila është qitur nga jashtë rrethimit të burgut.
Paja mësohet se është instruktor i qenve.
Ndërkohë, forca të shumta policie kanë rrethuar burgun e Peqinit dhe po kryejnë kontrolle të shumta, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Burimet njoftojnë se, dyshohet të ketë qenë një atentat i mirorganizuar dhe se 41-vjeçari mund të jetë qëlluar gabimisht.
Zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Policisë së Shtetit janë nisur drejt Peqinit.