AKTUALITET, 28 Prill 2020, 20:24

Alibeaj thirrje qytetarëve: Rimerrni lirinë tuaj, ua thotë Kushtetuta juaj!

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, përmes një reagimi në rrjetet sociale, u bëri thirrje qytetarëve të "rimarrin lirinë e tyre", pas kufizimeve drastike që ka ndërmarrë qeveria për shkak të koronavirusit, duke theksuar se "liria e secilit është në dorë të çdonjërit!".

"50 ditë që qeveria ka penguar lirinë më kryesore - LIRINË PERSONALE ! Ia ka mohuar këtë edhe çdo shqiptari të painfektuar, e që nuk është pra, përhapës i ndonjë sëmundje ngjitëse!!!", shkruan ish-deputeti demokrat.

Reagimi i plotë i Alibeajt:

50 ditë që qeveria ka penguar lirinë më kryesore - LIRINË PERSONALE ! Ia ka mohuar këtë edhe çdo shqiptari të painfektuar, e që nuk është pra, përhapës i ndonjë sëmundje ngjitëse!!!

Vetëm të prekurve nga Covid-19, mund t’iu kufizohet kjo liri. Qeveria ka detyrim kushtetues të bëjë testime, por Rama refuzon!!

Duhet të mbroheni vetë tashmë!

*Mbani maska

*Ruani distancimin social (1.5 m)

* RIMERRNI LIRINË TUAJ!

Liria e secilit është në dorë të çdonjërit!

...ua thotë Kushtetuta Juaj!