TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Ilir Demalia/
Regjimet diktatoriale dhe ideologjitë shkatërruese të vlerave qytetëruese të demokracive dhe shtetit të së drejtës nëpërmjet ndarjes së pushteteve, gjatë historisë, kanë arritur të instalohen në kohë krizash ekonomiko-sociale duke përmbysur kushtetutat dhe vënë nën kontroll institucionet, nëpërmjet teorive konspirative, demagogjisë dhe gënjeshtrës, frikës dhe nacionalizmit si qëllim i sundimit absolut, nëpërmjet shpëlarjes së truve të turmave, duke kapur të gjitha pushtetet në funksion të pushtetit personal, familjar, klanor.
Të gjithë dimë tashmë si erdhi komunizmi me Revolucionin e Tetorit në Rusi ne 1917 me në krye Leninin, me Armaten e Kuqe, mbeshtetur nga fshatarët dhe punëtorët bolshevikë.
Çfarë solli ky revolucioni bolshevik? Shkatërrimin e Rusisë dhe instalimin e regjimeve komuniste për 73 vjet në gjysmën e botës që prodhuan mbi 100 milion viktima në burgje, interrnime,tortura dënuar me varje e pushkatime me gjyq e pa gjyq.
Prodhuan mjerim social. Krijuan "njeriun e ri" që më mirë se kushdo e dimë ne shqiptarët që jetuam komunizmin më kriminal, brutal e më banal, pasojat e të cilit vazhdojnë dhe sot.
Kthimi regjimeve autoritariste në vendet e lindjes pas një post-demokrature të shëmbjes regjimeve komuniste, në një demokraci hibrite, me korrupsion të lartë dhe sundim financiar të oligarkive kriminale politke është tashmë një trishtim i të ardhmes së këtyre vëndeve dhe një shpresëhumbje për të ardhmen.
Historia na e ka lënë të shkruar si erdhi Benito Musoli në pushtet.
Në 1922 si kryeministër duke krijuar teori konspirative, me demagogji dhe genjeshtra dhe nacionalizmin si vlerë sunduese, duke frikësuar njerëzit me Revolucionin e Tetorit dhe komunizmin, duke premtuar se do të krijojë përsëri Perandorinë e Romës si kryeministër i Italisë.
Në 1925, në një kohë krize ekonomiko-sociale te rendë në Itali, Musolini mori fuqinë duke sunduar me partinë fashiste me një opozitë informale të papërfillshme deri sa e ktheu Italinë në sundimin e një partie dhe një regjim fashist diktatorial.
Krizen ekonomike të 1929-ës i krijoi një ngjitje të menjëhershme Partisë Naziste në Reichtag nga 7% ne 40% të të parlamentit.
Kriza ekonomike e futi Gjermaninë në një ndarje të paparë. Hitleri me partinë naziste filluan terrorin karshi partive në opozite me me vrasje, dhunime. Duke qenë se Gjermania po shkonte drejtë nje lufte civile për shkak te krizes ekonomike hiperinflacionit dhe papunësisë, Presidenti Hindeburg, emëroi Adolf Hitler, Kancelar të Gjermanise me 34% te Parlamentit Partia Naziste mori fuqinë në kualicion me partitë e tjera.
Djegja e Raishtagut dhe heqja e qeverisjes konstitucionale sëbashku me të drejtat civile, duke hequr qeverisjen nëpërmjet authoritetit legal Parlamentit, solli fundin e Republikës dhe demokracisë me instalimin e një partie, Partise Naziste me Hitlerin në krye të regjimit diktatorial.
Pasojat e këtyre dy diktatorëve Europa i pagoi me 85 milion njerëz te vdekur dhe me një dëm ekonomik mbi tre trilion dollar qe sot llogaritet me 300 trilion dollar.
Çfarë ka te ngjashme Presidenti në detyrë Donald Trump edhe 45 ditë me këta dy diktatorë që i krijuan tmerre të papara botës?
Trump është narcicist, demagog, Luan me taktika frike duke përdorur teori konspirative. Genjeshtar dhe manipulator. Për pushtetin e tij është gati të shkatërroj vendin dhe nje mandat I tij I dyte do të kishte pasoja të pariparushme për dekada.
Presidenti Trump, që kur erdhi në fuqi u mundua të krijoj një administratë që ti bindeshin atij verbërisht, jo kushtetutës jo interesave të vëndit dhe publike, por vetëm Donald Trump.
Si askush nuk ka krijuar konfuzion në Administratën Amerikane dhe përçarje që paraqitet edhe në konfuzionon e politikës së jashtëme në State Department.
Si asnjëherë më parë ka pasur shkarkime të shumta dhe emërime të reja në ekipin e tij dhe në administratë.
Me njerëzit e tij u mundua të kapi institucionet dhe të ndryshojë ligje në favor të tij dhe familjes tij. Kurrë më parë nuk ka ndodhur me një President, të fusi në White House dhe punët e shtetit të gjithë fëmijët dhe deri dhëndërrin e nusen e djalit.
Presidenti Trump ka gënjyer dhe ka mashtruar mbi 25 mijë herë gjatë Presidencës së tij. Deri më 20 janar me ritmin e gënjeshtrave për vjedhjen e zgjedhjeve pritet të shkojë 30 mijë.
Presidenti Trump, gjatë Presidences se tij, ngriti teori konspirative dhe luajti me taktika frike, duke anatemuar Demokratët si rreziku Amerikës, që do të shkatërrojnë Amerikën, që do të instalojnë komunizmin, që do të heqin pronën private dhe instalojnë diktaturën dhe do të sjellin Kinën të kontrolloj Amerikën!!! Një sjellje dhe një diskurs të tillë ndaj kundërshtarit politik dhe një partie politike nuk e ka bërë asnjë President në historinë e Amerikës. A thua se demokratët erdhën dje në Amerikë. Këta demokratë kanë drejtuar Ameriken me Presidentët e tyre në 246 vjet të themelimit Amerikës, 120 vjetë kanë qenë në fuqi Demokratët
Fakti është krejtë ndryshe nga recordet ë Presidentit Trump, miqt e tij më të mirë janë Vladimir Putin, Kim Jong Un, Taip Erdogan, diktatorë, authoritaristë dhe kundërshtar të SHBA.
Ajo çka i vendos pikën mbi (I) Presidentit Trump, si njeri me prirje authoritariste-diktatoriale, njeri selfish dhe narcicist, nje lunitik-delusional, një njeri i korruptuar jo vetëm me pushtetin e tij presidencial por dhe me mashtrimet në bizneset e tij, me mashtrimet e taxave me New York State Tax dhe Federal Tax janë sjelljet e tij pas 3 nëntorit dhe në vazhdim.
Ai do të mbahet me të gjitha mënyrat në pushtet, duke ndarë Amerikanët dhe po të ketë mundësi ti fusë dhe në konflikt civil.
Duke diskretituar me gënjeshtra, mashtrime, montime Institucionin e Zgjedhjeve në Amerikë dhe duke e kthyer demokracinë në nje farsë në syte e botës, duke denigruar kështu sistemin e zgjedhjeve në Amerike dhe krijuar konfuzion.
Kur nuk ka asnjë thirrje për gjyq nga gjykatat, kërkoi të bëjë PARDON me fuqinë e Presidentit, të gjithë familjen dhe rrethin e tij, dhe vetveten. Presidenti bën PARDON Presidentin dhe gjithë familjen dhe rrethin e tij, është një rast i paprecedent në historinë e Amerikës. E tradhëton inkoshienti për krimin familjar në pushtet.
Si mashtrues profesionist, por tashmë dalë boje, ka grumbulluar 250 milion dollarë për fondacionin e tij Trump për manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve, sipas alucinacineve të të delusionalitetit të tij La-la Land.
Këto para ditën që del nga Presidenca më 20 Janar 2021, ka të drejtë ti përdori si të dojë për punët e tij private. Do të ketë nevojë të paguaj avokatët për mashtrimet që ka bërë me bizneset e tij.
Akoma ka shumë-shumë trushpëlarë që besojnë këtë turp të Amerikes, dhe jo pak...që fatkeqsisht, për katër vjet mori Oval Office dhe mbështetet akoma nga kongresmenët dhe senatorët republikanë në këtë turp. Ku i shtrëngon Trump, Mitch MacConell, Lindsey Graham, Tom Cotton, Ted Cruz and Kelly Loffler, Rand Paul, David Perdue e të gjithë senatorët republikan?! Demagogjisë së tyre Amerika First dhe Make America Great Again i ka dalë boja pas 3 Nëntorit 2020.
Po bënë çfarë të mundet dëme në këtë periudhe tranzicioni të pushtetit, që t’i krijojë sa më shumë veshtirsi Administratës së Presidentit të zgjedhur Joe Biden
Faleminderit Zotit, që Amerika ka një kushtetutë të përsosur, që ka 246 vjet që funksionon në mënyrë të përkryer si as një vënd tjetër në botë. Ka institucione të blinduara dhe ndarje të pushteteve të palëkundura, mekanizma civile dhe ushtarake qe ruajnë kontrollin dhe balanën e pushteteve, duke mos lejuar kërkënd të ketë fuqi absolute dhe të pakontrolluar.
Faleminderit Zotit këtij populli, që kur ndjen erëra të autoritaristëve ngrihet dhe ushtron fuqinë e votës së lirë dhe të ndërgjegjshëm për lirinë, besimin, të drejtën e fjalës që ja ka garantuar Amendamenti parë kushtetues.
Autoritaristët, diktatorët, delirantët dhe lunitikët si drejtues të Amerikës ky vënd nuk i absorbon. Ky vënd është themeluar si tokë e LIRISË.