TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milani i këtij sezoni nuk di më të ndalet edhe kur ka mungesa të shumta. Kuqezinjtë kaluan edhe pengesën Sampdoria, dhe ruajtën avantazhin prej pesë pikësh ndaj Interit të vendit të dytë në renditje.
Pa Kjaer, Bennacer dhe Ibrahimovic u duk sikur misioni i Milanit për të marrë tre pikët në Marassi do të ishte shumë i vështirë por skuadra e Piolit bindi me lojë dhe arriti të fitonte me shifrat 1-2, duke marrë tri pikë të merituara.
Franck Kessie me një 11-metërsh të fituar pas një topi të prekur me dorë, arriti të kalonte Milanin në avantazh në minutat e fundit të pjesës së parë. Fraksioni i dytë nisi me një shtyllë të Tonalit, ndërsa Milani arriti të dyfishonte shifrat në minutën e 77-të me Samu Castillejon që kishte hyrë në fushë nga stoli.
Por, pas vetëm pesë minutash Sampdoria gjeti golin e parë duke rihapur takimin me Ekdal, gjithsesi deri në fund shifrat nuk ndryshuan më me kuqezinjtë që u ngjitën në kuotën e 26 pikëve.