SPORT, 6 Dhjetor 2020, 15:07

Neuer në histori, gjermani barazon rekordin e Casillas e Buffon

Neuer në histori, gjermani barazon rekordin e Casillas e Buffon

Manuel Neuer është fituesi i çmimit “Portieri më i mirë i vitit”, akorduar nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Gjermani fitoi gjithçka me Bayern Munich në sezonin e shkuar dhe i tregoi gjithë botës se ende nuk ka ardhur rënia e tij, duke qenë një elementet më të rëndësishëm të skuadrës në fitimin e tripletës së dytë në histori.

Gjermani fitoi çmimin prestigjioz me 320 pikë, shumë i shkëputur nga Oblak dhe Alisson respektivisht me 40 dhe 30 pikë. Kjo ishte hera e pestë, që Neuer merr këtë çmim, duke u futur në listën e më të titulluarve. Me pesë trofe të fituar, Neuer barazon legjendat Iker Casillas dhe Gianluigi Buffon.

https://twitter.com/iMiaSanMia/status/1335556096786882563?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1335556096786882563%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fneuer-ne-histori-gjermani-barazon-rekordin-e-casillas-e-buffon%2F