AKTUALITET, 11 Shkurt 2018, 17:29

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Itali, arrestohet pesë anëtarët e saj

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Itali, arrestohet

Policia italiane ka ekzekutuar një urdhër të Gjykatës së Milanos, e cila kishte kërkuar masën e arrestit me burg për anëtarët shqiptarë të një bande që merrej me shpërndarjen e drogës.

Sipas mediave në vend janë 5 shqiptarë të arrestuar të moshës nga 24 deri në 45 vjeç, të njohur nga drejtësia si shpërndarës droge.

Masa ndaj tyre ka ardhur pas hetimeve të iniciuara nga ushtria e Tenenza di Bollate pas vrasjes të mbetur në tentative të një shtetasi shqiptar. Marsin e kaluar, dy autorët e vrasjes së tentuar u identifikuan, gjithashtu shqiptarë, të cilët kishin vepruar si rezultat i një mosmarrëveshjeje të mëparshme për shkaqe që lidhen me shpërndarjen e drogës në zonë.

Në dy apartamente në Milano policët kishin gjetur 14 kg heroinë, 9000 euro, një makinë numëruese parash.