AKTUALITET, 11 Shkurt 2018, 18:40

Arrestohet hajduti i shtëpive në Tiranë, kishte precedent të mëparshëm penal

Arrestohet hajduti i shtëpive në Tiranë, kishte precedent të

Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar i cili ishte në kërkim për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Për të kishte vendosur Gjykata e Tiranës masën e arrestit me burg.

Mëshohet se i arrestuari është Mateo Gjipali, i cili ka qenë i dënuar më parë vjedhje.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar në mungesë Gjipalin me 1.6 vite burg, pasi në Ndroq ka vjedhur banesën e shtetasit O.K. duke marrë sende të ndryshme elektroshtëpiake dhe vegla pune.

I arrestuari iu dorëzua Policisë së Tiranës për veprime të mëtejshme proceduriale.