AKTUALITET, 18 Prill 2019, 15:27

Holanda voton rikthimin e vizave, flet ambasadorja franceze

Holanda voton rikthimin e vizave, flet ambasadorja franceze


Pak ditë pas votimit në Kuvendin e Holandës për rikthimin e vizave për vendin tonë, reagon edhe ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christine Vasak. Nga Korça, Vasak shprehet se vota në parlamentin Holandez nuk është një vendim përfundimtar, por do t’i nënshtrohet një procedurë të veçantë.

“Parlamenti është sovran dhe unë e them para një grupi prej tre senatorësh dhe është një vendim i parlamentit hollandez. Duhet kuptuar përmbajtja dhe ku do përfundoje. Parlamenti holandez merr vendimet dhe ka një procedurë të tërë por nuk jemi të sigurtë cili do të jetë vendimi i fundit.”, është shprehur ajo.

Ndër të tjera, Vasak është treguar mjaft diskrete në prenoncimin e saj, ndërsa thekson se një diplomat nuk mund të shprehet në lidhje me çështjen.