TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe mbrëmjen e së hënës janë mbledhur dhjetëra artistë dhe qytetarë përpara Teatrit Kombëtar të cilën kanë kërkuar ruajtjen e godinës.
Ra në sy fjala e aktorit të njohur Alfred Trebicka i cili i ka bërë thirrje qeverisë që të mos prekë Teatrin. Aktori u është drejtuar me një mesazh qytetarëve që të mos ndalen së protestuari deri sa të anulohet projektligji që shemb godinën.
“Robert De Niro i tha “Fuck you”, Donald Trump. Edhe ne duhet ti themi këtij tonit “Fuck you”, – tha Trebicka.
Regjisori Edmond Budina u shpreh se lëvizja e radhës do të jetë ngujimi në teatër derisa qeveria të tërhiqet nga shembja.
“Të premten në orën 19:00 të mblidhemi dhe ti kërkojmë qeverisë të tërhiqet nga drafti”, – u shpreh ai.