AKTUALITET, 17 Korrik 2018, 17:41

Zidan bie dakord me Juventusin, francezi në tetor merr detyrën te italianët

Zidan bie dakord me Juventusin, francezi në tetor merr detyrën te

Zinedin Zidan është gati t’i kthehet punës pas asaj dorëheqje befasuese si trajner i Real Madrid menjëherë pasi ‘galatktikët’ siguruan “Championsin” e 3 radhazi.

Gazetari Juanma Rodríguez nga burimet e afërta pranë presidentit Andrea Agnelli shkruan se Juventusi i ka ofruar francezit një post drejtuesi. Nuk bëhet fjalë në rolin e trajnerit, por atë të këshilltarit të drejtorit sportiv.

Ky do të ishte një rikthim i Zidan te italianët ku ka luajtur si futbollist. Të tjera burime nga “Libertad Digital” raportojnë se francezi e ka pranuar detyrën dhe nga puna do të nisë në muajin tetor.

Drejtor sportiv i Juventusit është Fabio Paratici. Ndërkohë kujtojmë se disa muaj më parë u përfol se klubi bardhezi kërkonte Zidan për të zëvendësuar Allegrin, por mesa duket ky i fundit vazhdon të bindë italianët me punën e tij.