AKTUALITET, 20 Mars 2019, 15:47

Zbërthimi/ Çfarë fshihet pas deklaratës së fortë të Metës?

Ka një keqkuptim masiv lidhur me thelbin e deklaratave të forta të Ilir Metës nga Pogradeci. Shumica e mediave po merren me dy togfjalsha që shkaktojnë bujë ( “Mund të dorëzoj mandatin e presidentit”, “mund të vetësakrifikohem si Salvador Allende) pa lejuar të dallohet ato që thuhen nën rreshta.

Në deklaratën e tij të paprecedent, Presidenti thekson se në një parlament të cilin Kushtetuta e përcakton në mënyrë eksplicite që duhet të përbëhet nga 140 deputetë, vetëm 82 janë të ligjshëm. Pra që këtu, dhe sidomos në kushtet që Meta thekson se vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, parlamenti mund të interpretohet si jo legjitim. Një interpretim i tillë, mund të ishte hedhja e shtratit ligjor për zgjedhjet e parakohshme, pasi ky kuvend i përgjysmuar nuk mund të jetë kushtetues.

Për këtë arsye fraza, e Ilir Metës nga Pogradeci që kërkon më shumë interpretim dhe që duhet lexuar në filigran është kjo: “Në vlerësimin dhe bindjen time, Kuvendi i Shqipërisë ka 82 deputetë të ligjshëm përfshi dhe 3 deputetët e opozitës të cilët nuk pranuarn të djegin mandatet. Çdo numër tjetër jo vetëm që e thellon krizën, por sigurisht që nuk ndihmon në kapërcimin e situatës, pasi çdo numër tjetër është i kontestueshëm në të gjitha planet, Kushtetues, Ligjor, Procedurial, politik dhe në planin moral”.

Pra me këtë tezë kreu i shtetit jo vetëm vë në pikpyetje legjitimitetin e parlamentit por edhe të deputetëve që po futen aty rishtaz. Ndërsa Shumica, parlamentare, KQZ-ja, diplomatët perendimorë i një milion shqiptarë të tjerë “që mund të plotësojnë formularin e dekriminalizimit”.

Po nga niset presidenti për hedhjen e kësaj ideje. Interpretimi që këshilltarët e tij ligjorë kanë bërë mbështetet me sa duket tek neni 164 i kushtetutës që përshkruan procedurën se si bëhet djegia e mandateve.

Siç shihet në faksimilen më lart (me bold) procedura e djegjes së mandateve mund të mos konsiderohet e plotë dhe ajo kërkon një interpretim nga Gjykata kushtetuese që mungon.

Ky me sa duket është thelbi i mesazhit që ka dashur të përçojë presidenti: Një parlament ilegjitim të mbushur me deputetë të rinj po aq ilegjitimë

Natyrisht kjo çështje kërkon interpretim juridik, por ai është mesazhi i fortë që donte të lëshonte Meta. Ndoshta për tërhequr edhe më shumë vëmendjen e tij ai foli edhe për dorëheqje apo për vetësakrifikim alla Aliende, me të cilat po merren të gjithë?/Lapsi.al/