AKTUALITET, 20 Mars 2019, 15:02

Shpërthim eksplozivi në oborrin e një banese në Durrës

Shpërthim eksplozivi në oborrin e një banese në Durrës

Një shpërthim ka ndodhur sot pas mesnate në një banesë në Durrës, fatmirësisht pa persona të lënduar.

Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në lagjen nr. 17/1 Durrës, në oborrin e banesës së shtetasit Q.H., 54 vjeç.

Policia thotë se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Sipas policisë, persona të paidentifikuar i kanë hedhur eksplozivin në oborrin e banesës 54-vjeçarit që jeton vetëm me gruan pasi fëmijët i kanë në emigrim.

Ende nuk ka një pistë të caktuar për ndonjë konflikt të familjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.