AKTUALITET, 22 Korrik 2018, 15:13

Zbardhet vrasja në Selanik, shqiptari masakroi grekun dhe u arratis për në Shqipëri

Pas rreth 6 muaj hetimet, autoritet greke kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim policor një 23-vjeçar shqiptar të akuzuar si autor i një vrasjeje të ndodhur në Kalohori të Selanikut, më 28 Janar 2018.

Siç raportojnë mediat helene, shqiptari 23 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet për vrasje të qëllimshme dhe armëmbajtje pa leje.

Një 14-vjeçar grek u dhunua dhe grabit nga shqiptari në kërkim dhe një tjetër person. 14-vjeçari grek u godit me thikë nga 23-vjeçari shqiptar dhe më pas ka ndërroi jetë në spital.

2

Sipas policisë greke, pas krimit, 23-vjeçari humbi gjurmët. Dyshohet se u largua nga Greqia duke shkuar në Shqipëri ilegalisht.