AKTUALITET, 22 Korrik 2018, 15:00

Hidhen poshtë zërat për falimentim, Korina Shumaker blen vilën e Florentino Perezit

Hidhen poshtë zërat për falimentim, Korina Shumaker blen

Majkëll Shumaker është duke vuajtur një dëmtim të tmerrshëm pas goditi kokën e tij kur po bënte ski gjatë vitit 2013. Ndërkohë që familjarët e tij, kryesisht bashkëshortja e tij, Korina ka bërë të mundur që asnjë kamer mos të afrohet pranë rezidencës së tij në Zvicër ku po qëndron nën vëzhgimin e mjekëve.

Para një viti doli edhe një lajm ku familja Shumaker ishte pranë falimentimit financiar. Por për të larguar zërat që e thonë këtë, Korina shumaker ka vendosur të blejë një vilë luksoze për 30 milionë euro. Kjo vilë i përkiste Presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perezit i cili e kishte nxjerrë në shitje vitin e kaluar.