AKTUALITET, 5 Shkurt 2018, 10:04

Zbardhet procesverbali i Prokurorisë, grekut i kapen sende të dyshimta/Lista

Pak ditë pas arrestimit të shtetasit grek Efthymiou Efthymious , i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë, “BalkanWeb” zbardh dokumentin e Prokurorisë mbi sekuestrimin e provave materiale që i janë gjetur 41-vjecarit.

Sipas procesverbalit të Prokurorisë, shtetasit grek janë gjetur 16 kartmonedha me prerje 2000 lekshe, 3 kartmonedha të prerjes 1000 mijë lekshe, 3 kartmonedha të prerjes 500 lekshe, si dhe 20 kartmonedha të prerjes 100 euro.

proces-verbal

Gjithashtu shtetasit grek i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pasaportë greke, një mbajtëse fotoje me kapak, një patentë në gjuhën greke, një kartë debiti, një dokument në gjuhën greke si dhe një telefon.