AKTUALITET, 5 Shkurt 2018, 09:30

Grabitet banesa në Fushë-Krujë, merren para, bizhuteri dhe një makinë

Grabitet banesa në Fushë-Krujë, merren para, bizhuteri dhe

Një grabitje me armë ka ndodhur në Fushë-Krujë gjatë natës. Mësohet se grabitësit kanë marrë një shumë parash, bizhuteri dhe një makinë.

Policia njofton se ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.02.2018, rreth orës 21:30, në Fushë-Krujë, persona të paidentifikuar me maska, të dyshuar të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit B.K. 36 vjeç dhe duke kërcënuar  kanë marrë një shumë parash, bizhuteri dhe një mjet tip Volkswagen.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe është ngritur grupi hetimor.

Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale

” Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal./TPZ.AL