AKTUALITET, 21 Qershor 2018, 09:42

FOTO/ Pësoi ishemi cerebrale, deputeti socialist përshëndet nga spitali

Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj është i shtruar në spital, pasi një ditë më parë pësoi ishemi cerebrale.

Deputeti duket në gjendje të mirë, këtë e tregon edhe gjesti i tij më dorën ngritur duke përshëndetur ata që u shqetësuan për shëndetin e tij.

Mjekët e QSUT thanë sot për Report Tv se deputeti është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht vështirësive që kaloi gjatë orëve të fundit. Ai po mbahet në monitorim nga mjekët në reanimacionin QSUT-së në kryeqytet dhe parametrat shëndetësorë deri në këto momente paraqiten optimiste.

Gjendja është e përmirësuar. Pacienti paraqet parametra të përmirësuara dhe ndodhet në gjendje shëndetësore normale dhe jashtë rrezikut për jetën.