TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një takim, me eksponentë të rangjeve të ndryshme në Partinë Socialiste. Ai ka zgjedhur ta mbajë këtë takim në ish vilën e diktatorit Enver Hoxha, në Bllok. Në fakt, kjo zgjedhje e kryeministrit shkon shumë me situatën politike në vend dhe vendimin e tij për të hyrë në zgjedhje pa opozitën dhe për të patur nën kontroll të gjithë pushtetet. I akuzuar shpesh si një lider me tipare diktatoriale, Edi Rama, duket se ka vendosur të provokojë më tej, duke zgjedhur vilën e Hoxhës, për këtë takim të rëndësishëm, ku do të flitet për zgjedhjet lokale, të cilat do të zhvillohen pa kundërshtarë realë.
Kriza politike në vend është thelluar dhe palët tashmë kanë pozicione ekstreme. Opozita ka bojkotuar zgjedhjet lokale, ndërkohë që kryeministri Edi Rama, është zotuar se ato do të mbahen në datën 30 Qershor. Kryeministri ka nisur një fushatë, ku i dërgon letra të përditshme kreut të opozitës, duke e shndërruar në qesharake, edhe përpjekjen për dialog.
Shqipëria rrezikon të shkojë drejt një konflikti civil, nëse palët do të vijojnë të mbajnë këto pozicione. /TPZ.al/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2019/05/28/foto-perfundon-takimi-i-rilindjes-rama-del-i-ngrysur-nga-vila-e-enverit/