AKTUALITET, 22 Janar 2019, 21:33

Zbardhen katër vendimet e kryesisë së PD, Ina Zhupa merr tjetër post

Zbardhen katër vendimet e marra në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike. Në dokumentin e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Klajdi Bodlli vendimi i parë i demokratëve kishte të bënte me mobilizimin për protestat.

Në vendim specifikohet që, nga data 4 shkurt do të nisin protesta në të gjithë Shqipërinë me kalendar, ndërsa në datën 16 shkurt do të kulmojë protesta kombëtare në Tiranë.

Vendimi i dytë i Kryesisë ka të bëjë me krijimin e bordeve këshillore pranë degëve të partisë, sipas statutit me personalitete të fushave.

Ndërsa vendimi tretë i marrë prej tyre ishte ngritja pranë PDSH-së e Bërthamës së Digjitalizimit.

Mësohet gjithashtu se zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është emëruar edhe në postin e Koodinatores Kombëtare të Digjitalizimit.