AKTUALITET, 22 Janar 2019, 20:04

PD dhe aleatët marrin vendimin: Më 16 shkurt, protestë masive para Kryeministrisë

PD dhe aleatët marrin vendimin: Më 16 shkurt, protestë masive

Partia Demokratike dhe aleatët kanë vendosur të protestojnë në 16 shkurt ora 11:00 në Tiranë, përpara Kryeministrisë.

Kjo protestë është parashikuar të jetë masive të cilës do t'i paraprijnë disa protesta në rrethe.

Vendimi është marrë pasditen e sotme nga Kryesia e PD dhe në konsultime me partitë aleate.