LIFESTYLE, 15 Janar 2018, 20:19

Zayn bën tatuazh këtë pjesë të trupit të Gigi Hadid (Video)

Zayn bën tatuazh këtë pjesë të trupit të Gigi
Tre ditë më parë këngëtari Zayn Mail festoi ditëlindjen dhe e dashura e tij modele, Gigi Hadid, nuk i kurseu dedikimet për dashurinë e saj.

“E dua këtë njeri shumë më shumë se ç’mund ta shpreh me fjalë dhe jam e inspiruar nga qëllimi i tij për të qenë dhe për të bërë mirë çdo ditë. Jam krenare që jam krah teje!”, shkruante Gigi Hadid për Zayn Malik.

  Dashurinë për Gigin e ka shprehur edhe Zayn, madje e ka nënshkruar në trupin e tij. Në njërin nga postimet e bëra për ditëlindje, ku Zayn u shfaq me kraharorin e zhveshur, fansat kanë dalluar sytë e Gigit tatuazh në gjoksin e tij. Një dashuri kjo e shprehur jo vetëm me fjalë por edhe me vepra. https://www.instagram.com/p/Bd3VLjYA6nM/?taken-by=gigihadid