LIFESTYLE, 15 Janar 2018, 11:34

Vera s’ka fund për mbretëreshën e Fitnesit (Foto)

Vera s’ka fund për mbretëreshën e Fitnesit (Foto)

Jo të gjithë kanë mundësi që t’i shpëtojnë të ftohtit, e Jen Selter është një prej atyre personave që i ka mundësitë që të shijojë gjithnjë kënaqësinë e pushimeve verore.

Modelja amerikane e cilësuar si mbretëresha e Fitnesit, Jen Selter vijon të jetë protagoniste në llogarinë e saj në Instagram.

24-vjeçarja nga New Yorku, i ka ikur të ftohtit që ka zaptuar një pjesë të SHBA-ve dhe ka përfunduar në ishujt Maldive, ku po shijon diellin e nxehtë dhe detin.

Jen nuk ndërpret për asnjë moment as komunikimin me fansat e saj, ndërsa poston vazhdimisht foto mjaft ‘të nxehta’ në Instagramin e saj, duke bërë që vëmendja të jetë maksimale.

[gallery ids="56189,56190,56191,56192,56193,56194,56195,56196,56197,56198,56199,56200,56201,56202,56203,56204,56205,56206,56207"]