LIFESTYLE, 15 Janar 2018, 14:15

Ja bindjet politike të Rita Orë-s

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është mjaft aktive në rrjetet sociale. Këtë herë përveç sukseseve dhe publikimit të hit-ve të saj, Rita ka zgjedhur të zbulojë edhe bindjet politike.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Rita ka shprehur admirimin e saj ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Këngëtarja shqiptare ka postuar një video ku shfaqet ish-presidenti Obama në një intervistë, duke e shoqëruar me dixhiturën: “E dua shumë atë”.

Këngëtarja shpesh ndan me fansat momente nga jeta e saj private. Kohët e fundit ajo ka bërë publike edhe lidhjen me muzikantin Andrew Watt.