LIFESTYLE, 15 Janar 2018, 15:33

Befason këngëtarja shqiptare: Unë dhe Sinan Hoxha të mbyllur në një dollap (Video)

Befason këngëtarja shqiptare: Unë dhe Sinan Hoxha të mbyllur
Roza Lati kishte si të ftuar speciale në emisionin e saj të kësaj jave, këngëtaren e njohur Anxhela Peristeri. Moderatorja zbuloi edhe një sekret të Anxhelës me Sinan Hoxhën. Dy këngëtarët e njohur janë miq me njëri-tjetrin prej kohësh dhe një herë ata kanë qenë duke bërë “live” në “Instagram” dhe gjendeshin së bashku në një dollap. Pas pyetjes së Rozës së çfarë bënte ajo brenda një dollapi me Sinanin, Anxhela ka rrëfyer një ngjarjen komike.

“E gjetëm dollapin bosh dhe hymë. Faktikisht në Amerikë nuk lejohet duhani, askund në ambientet e brendshme. Jashtë ishte -17 gradë celsius. Kështu që ne të dy gjetëm një dollap që ishte i hapur lart në tavan dhe hymë atje e pimë një cigare aty”,-  tha Anxhela.

https://youtu.be/-OSpORhZX58