LIFESTYLE, 15 Janar 2018, 19:13

Një jetë bashkë, Eneda Tarifa dhe bashkëshorti i saj i japin fund martesës

Një jetë bashkë, Eneda Tarifa dhe bashkëshorti i saj i japin

Mendohet se lidhja 18-vjeçare mes këngëtares së njohur dhe kompozitorit të muzikës shqiptare mund të ketë marrë fund.

Eneda Tarifa dhe bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja janë një nga çiftet më jetëgjatë të showbiz-it shqiptar.

Nga martesa e tyre ka ardhur në jetë vogëlushja e tyre Aria. Por duket se marrëdhënia e tyre nuk po shkon mirë këto kohët e fundit.

Burimet nga Anabel.al tregojnë se çifti nuk është parë më bashkë dhe me sa duket i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin, në të gjitha drejtimet.

Fillimisht aludimet për ndarjen mes tyre nisën në 3 janar kur u bë hapja e “Rockstock-ut” (biznesi i përbashkët i tyre). Në këtë hapje Eneda jo vetëm që nuk këndoi, por as nuk ishte pjesë e saj.