TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka dhënë një intervistë për emisionin "Open", pasi u zëvendësua nga ministrja e re, Evis Kushi.
Shahini ka artikuluar edhe disa gjysmë-kritika ndaj Partisë Socialiste, duke deklaruar se PS nuk është mjaftueshëm e majtë, por më shumë "centriste", pra në qendër.
E pyetur se përse i tha Ramës në zyrë se, "do të angazhohet për një të majtë të re, jo propagandistike", Shahini tha se nuk i'u referua PS-së në Shqipëri, por lëvizjes Vetëvendosje në Kosovës, të cilën e cilësoi si "një e majtë e vjetër".
"PS është më centriste, se do të më pëlqente mua. E majta e re ngërthen përpjekjet për barazi shoqërore. E përdora feminizmin, sepse nënvizon padrejtësitë që pëfaqëson sistemi patriarkal. Bindjet e mia janë më majtas se Partia Socialiste në Shqipëri. E majta në Shqipëri, është e majtë më centrist. E majta e vjetër populiste apo demagogjike, i’u referova të majtës në Kosovë, Lëvizjes Vetëvendosje.
Përfaqësimi gjinor që është arritur në PS nuk mjafton. Kemi më shumë gra, që marrin vendime, por kjo nuk mjafton. Sistemi patriarkal nuk përfundon me kaq", tha Shahini.
Gjatë bashkëbisedimit në zyrën e Ramës, Besa Shahini i ka thënë kreut të qeverisë. “Do të angazhohem për një të majtë të re, jo të majtë propagandistike. Ndërkohë Rama ia ktheu: “e majta jonë pra…”.
E pyetur mbrëmjen e sotme, për arsyet e largimit të saj nga posti i ministres së Arsimit, Shahini përsëriti faktin se ajo nuk mund të qëndrojë larg familjes dhe nuk pranoi se vendimi për largimin e saj të ketë qenë për arsye të tjera, apo një vendim i marrë nga kryeministri Rama. /TPZ.al/