TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Besa Shahini nuk do të jetë më Ministre e Arsimit. Në një takim me kryeministrin Edi Rama, Shahini ka konfirmuar largimin si ministre. Kryeministri ka vendosur që të emërojë në postin e Ministres së Arsimit, deputeten Evis Kushi.
Gjatë bashkëbisedimit me Ramën, Besa Shahini nuk ia ka përtuar fjalët kreut të qeverisë. “Do të angazhohem për një të majtë të re, jo të majtë demagogjike”, i tha ajo. Ndërkohë Rama që ia kthen me fjalët: “e majta jonë pra…”. Por pavarësisht këtyre batutave emocionale që janë normale në bashkëbisedin në njoftimin me shkrim ish ministrja e arsimit ka qenë më e kontrolluar. Ajo nuk ka shprehur asnjë pakënaqësi dhe i qëndruar versionit që dha disa ditë më parë atij të largimit nga Shqipëria për motive familjare. Shahini tha se kërkon një mandat të tretë për rilindjen, se ajo u angazhua në këtë mision ku Rama e thirri tre vjet më parë për të kontribuar për bashkimin kombëtar dhe të vetmet vërejtje që bëri i pati për opozitën. “Ka qenë e paimagjinueshme për mua që opozita do të ngrihej nga dita e parë të sulmojë prejardhjen dhe dialektin tonë.
“Të thuhet se shqiptarët që flasin dialektin Kosovar (apo verior) janë më pak inteligjent apo me pak të mençur, është epitomi i racizmit. Natyrisht, s’mund të quhet racizëm se jemi i njëjti komb, por që janë përdorur taktika të njëjta, kjo nuk mund të mohohet. Beteja politike ditore mes partive nuk guxon të dëmtojë marrëdhëniet mes shqiptarëve. Për këtë arsye, unë nuk do të ndaloj kurrë së punuari drejt afrimit të kombit tonë. Është dhurata më e mirë që mund t’ia lëmë gjeneratave që vijnë” ka shkruar ajo. Ajo ka renditur si suksesin e saj kryesor zbatimin e ‘paktit për universitetin” dhe tha si një nxënëse e bindur e partisë se do të jetë e angazhuar për të ndihmuar pasardhësen e saj: “Do ta mbështes ministren e re Evis Kushi edhe përtej dorëzimit të punës, që të sigurojmë vazhdimësi të projekteve kryesore, si dhe dhe do të jem gjithmonë në dispozicion për çfarëdo lloj kontributi që mund të ofroj për qeverinë shqiptare”.