AKTUALITET, 25 Dhjetor 2019, 13:39

Avokati i Trump akuzon Sorosin se ka vendosur katër ambasadorë

Avokati i Trump akuzon Sorosin se ka vendosur katër ambasadorë


Avokati personal i Donald Trump, Rudi Xhuliani ka akuzuar miliarderin Xhorxh Soros se ka përdorur influencën e tij për të caktuar katër ambasadorë.

Gjatë një interviste të dhënë për New York Magazine, Xhuliani ka goditur fort sorosin se ai jo vetëm i ka caktuar por edhe ka influencuar punën e katër kryediplomatëve në Ukrainë. Ish kryebashkiaku i New Yorkut ka shpjeguar se ambasadorja Marie Yovanoviç ishte e kontrolluar prej Sorosit.

Duke u mbrojtur nga akuzat për antisemitizëm Xhuliani tha se ai është shumë më pro izraelit sesa njeriu i tmerrshëm Soros.

Natyrisht që akuzat e Xhulianit bëhen në sfondin e kërkesës për shkarkim të presidentit amerikan, i cili akuzohet se ka ushtruar presion mbi Ukrainën, për të hetuar rivalin e tij politik në zgjedhjet e ardhshme, ish zv presidentin Baiden.