AKTUALITET, 25 Dhjetor 2019, 10:29

Digjen dy mjete përpara Bashkisë së Kamzës, mes tyre dhe furgoni i policisë

Digjen dy mjete përpara Bashkisë së Kamzës, mes tyre dhe


Dy automjete janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm përpara godinës së Bashkisë së Kamzës.

Burime bëjnë me dije se flakët kanë shkrumbuar një mjet ‘’smart” si dhe një furgon që është në pronësi të Policisë Bashkiake.

Dyshohet se shkak për djegien e makinave është bërë një defekt teknik që ka pasur makina ‘’smart”, që ka çuar më pas dhe në përhapjen e flakëve.

Kjo ngjarje ka shkaktuar trafik në Bulevardin kryesor të Kamzës.

(Foto ilustruese)