AKTUALITET, 25 Dhjetor 2019, 10:17

Ipeshkvi i Lezhës: Tërmeti nxori në pah varfërinë e Shqipërisë, pati viktima për shkak të abuzimeve

Ipeshkvi i Lezhës: Tërmeti nxori në pah varfërinë e


Festa e Krishtlindjes është kremtuar edhe në qytetin e Lezhës, ku qindra besimtare të krishtere u drejtuan mbrëmjen e kaluar në katedrales e “Shën Nikollit” për të pritur lindjen e Krishtit.

Në fjalën e tij gjatë Meshës, Ipeshkvi i Lezhës, Otavio Vitale theksoi se tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah varfërinë e Shqipërisë dhe korrupsionin në vend.

“Është detyra e njeriut veçanërisht e atyre që kanë përgjegjësi publike të kujdesen për të në të gjithë përmasën e tij. Këto fjalë marrin peshe të veçantë veçanërisht pas asaj që ndodhi për shkak të tërmetit që solli vdekje dhe shkatërrim.

Një tërmet që ka zbuluar Shqipërinë e vërtete të varfërisë dhe korrupsionit sepse kaq shumë vdekje dhe shkatërrim nuk do të kishte nëse ndërtesat e shembura do të ishin ndërtuar, duke ndjekur parametrat e sigurisë.

Këtu mbizotëron interesi personal, korrupsioni dhe sjellja e paligjshme që rrezikon jetën e njerëzve.

Shpresoj që kjo Krishtlindje të zgjoje ndërgjegjen e popullit shqiptar dhe mbi të gjitha të kërkojnë falje ato që shkaktojnë këto fatkeqësi sepse janë të korruptuar dhe nuk interesohen për të mirën e njerëzve”, u shpreh ai.