TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar Kishën Ortodokse në Durrës, nga ku ka uruar të gjithë shqiptarët për Krishtlindjet.
Basha theksoi se kjo është një festë që duhet të bëjë bashkë shqiptarët, kurse ka shtuar se kjo ditë duhet të jetë po ashtu e rëndësishme për më të pamundurit e të prekurit e tërmetit.
“Uroj të gjithë besimtarët e krishterë në Durrës dhe mbarë shqiptarët. Kjo festë ua mbush zemrën me dritë të gjithëve.
Urimet e mia shkojnë për të gjithë shqiptarët, edhe të prekurit e 26 nëntorit. Qoftë një ditë për bashkim të shqiptarëve dhe për të dalë në dritën e bekimit të Zotit. Zoti iu bekoftë të gjithëve”, uroi Basha.