TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Thuhet se disa njerëz janë të lindur për të qenë në televizion dhe aq më tepër kur kjo aftësi është e trashëguar.
Të njëjtën gjë mund të themi edhe për prezantuesen Xhemi Shehu e cila mesa duket nuk është rastësisht në ekran.
Ndoshta nuk e dini por Xhemi është mbesa e spikeres së parë në televizionin shqiptar.
Stoli Beli, ka qenë spikerja, gazetarja dhe redaktorja e parë në ekranin shqiptar në atë që shumë vite më parë filloi si televizioni eksperimental.
Brezat e asaj kohe u rriten me fjalinë që dëgjonin çdo ditë nga Stolia: “Të dashur telespektatorë, mirëmbrëma!”
Në një intervistë për “Panorama Plus” midis rrëfimit për karrierën, vështirësitë e këtij profesioni apo edhe për jeten e saj, spikerja ka treguar edhe lidhjen e gjakut që ka me prezantuesen e njohur Xhemi Shehu tek e cila thotë se sheh veten dhe se ruan çdo artikull të shkruar për të.