LIFESTYLE, 15 Prill 2018, 13:25

Transformohet Lori Hoxha: “As vëllai nuk më njohu”

Lori Hoxha me stilin e saj të veçantë të veshjes di të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes.Trashëgimtarja e “Top Channel” kujdeset që në gardërobën e saj të ketë trendet më të fundit të modës.

Blogerja e njohur pak orë më parë ka postuar në Instagram një foto ku tregon pamjen e saj të re. Me një stil ndryshe të flokëve dhe më ëmbëlsinë që e karakterizon, Lori i ka befasuar të gjithë.

“Kaq ndryshe sa dhe vëllai nuk më njohu”, shkruan Lori në përshkrimin e fotos.

Një ndryshim ky që nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga fansat e saj të cilët kanë nxituar ta komplimetojnë.